VIDEO/ Barcelona e pandalshme në rrugën drejt titullit

Fitorja e 11 rresht, sërish me rezultat të ngushtë. Xavi i ka dhënë formën Barcelonës ku perherë e më shumë Pedri është vendimtar në këtë skuadër. 

Me një gol në minutën e 18, stadiumi "El Madrigal" iu dorëzua klasit të talentit katalanas ndërsa Villarreal nuk arriti të bënte asgjë për te ndalur furinë katalanase. 

Një ndeshje jo e shkëlqyer por mjaftueshëm për ta çuar në +11 diferencën me Realin e Madridit. 

Në minutën e fundit, Villarreal iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.