Kishte mbjellë fidanë kanabis në Arramaras të Fushë-Krujës, në pranga 51 vjeçari
Një 51 vjeçar është arrestuar nga policia pasi kishte kultivuar kanabis në tokat e fshatit Arrameras.
Si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Agimi”, të iniciuar në maj të vitit 2021, për kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, në territore të hapura dhe në ambiente të mbyllura, në fshatrat Nikël, Halil dhe Arramerras, të qytetit të Krujës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga shtetasin:
-P. K., 51 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.