Durrës, i riu përplas me makinë për vdekje këmbësoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 19:53
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.
Policia njofton se rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

