Vetëm 34-vjeç, ndërron jetë punonjësi i bashkisë Fier

Një 34-vjeçar, punonjës në bashkinë e Fierit ka ndërruar jetë nga infarkti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet.

"Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier" njoftoi policia.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ora News mëson se trupi i pajetë është gjetur në rrugën e Plykut në Fier nga kalimtarë të rastit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.