Nga Greqia në Turqi, Bruno Dodi rrëfen përjetimet e tij në katin e 12-të të hotelit që u shkund nga tërmeti tragjik: Ishte kaos i vërtetë
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën sipas autoriteteve është deri tani të paktën 16.035 viktima.
Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është të paktën 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit.
Ndërsa në Turqi, numri është rritur në të paktën 12.873 të vdekur, dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin, dhe miliona njerëz tani po vuajnë me pasojatr e pastërmetit, të rënduara edhe nga kushtet e vështira atmosferike.
Presidenti i Turqisë ka pranuar se ka pasur “mangësi” në reagimin e vendit të tij ndaj tërmetit shkatërrues.
Por për të mësuar më shumë se si paraqitet situata në Turqi, në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, shqiptari Bruno Dodi, që është dhe menaxher futbolli solli përjetimet e tij mbi këtë ngjarje që tronditi mbarë botën.
“Unë jetoj në Greqi prej 30 vitesh, por në Turqi ndodhem prej një jave, pasi solla këtu një talent të ri dhe ditën e hënë që do nënshkruanim kontratën, ndodhi qameti këtu. Isha në Ankara atë ditë.
Lëkundjet nisën të vogla fillimisht rreth orës 4:00 të mëngjesit të së hënës, pastaj do të nisnin lëkundjet që zgjatën rreth 1 minutë e ca, dhe tërmeti u ndje shumë pasi isha në katin e 12-të të hotelit.
Ndërsa në zonë pati dhe viktima nga ky tërmet”, rrëfeu Bruno Dobi


