Vodhën para në kishën e Lajthizës, tre të arrestuar në Pustec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 15:33
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë për vjedhjen e një shume parash në një objekt kulti, në fshatin Lajthizë të Pustecit.
Blutë e Korçës arrestuan shtetasit R. L., 22 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Leopardi hyn në gjykatë dhe plagos disa njerëz
8 Shkurt, 15:28
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash në një kishë në fshatin Lajthizë, Pustec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

