Ujërat e zeza “mbysin” Lezhën, problem lagjia "Besëlidhja", banorët kërkojnë ndërhyrje
Banorët e lagjes “Besëlidhja” në Lezhë kanë denoncuar bashkinë e drejtuar nga Pjerin Ndreu për mungesën e insvestimeve në rrjetet e kanalizimeve të ujrave të zeza. Ata thanë se ujrat e zeza dalin në sipërfaqe sa herë bie shi, ndërsa u shprehën se kanë bërë edhe një peticion për bashkinë por deri më tani nuk është marrë asnjë masë serioze.
Kjo pusetë e hapur e ujërave të zeza ndodhet pranë një banese private në bllokun e banimit pranë Drejtorisë së Policisë në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës.
Ujërat e zeza në këtë zonë janë kthyer në shqetësim për banorët, pasi në shumë raste dalin në siperfaqe.
Kjo situatë vijon prej dy vitesh, duke krijuar një ndotje mjaft të madhe e cila është kthyer në rrezik për shëndetin e qytetareve.
"Janë bllokuar pusetat, janë të kohës së Partisë së Punës. I kanë bërë këto të treja dhe i kanë çuar në po atë vend. Kur bie shi dalin të gjitha. Aroma ka sa të duash, po mësohesh me të keqen," tha një banor.
Dendësia e ndërtimeve në këtë zonë ka krijuar këtë problematike me ujerat e zeza, thonë banoret të cilët janë drejtuar dhe përmes një petacioni Bashkisë, duke kërkuar zgjidhje.
"Kemi bërë peticion në bashki. Janë marrë dy ditë me to po se çfarë kanë bërë se di," tha një banor.
Bashkia Lezhë bën me dije se ka ndërhyrë disa herë në këtë zonë, por projekti i rehabilitimit të ujerave të zeza dhe të bardha që pritet të nisë së shpejti në të gjithë qytetin, do ti japë zgjidhje përfundimtare problemit dhe në këtë zonë.