Tërmeti në Turqi, Xhaçka: S'kemi informacion për qytetarë shqiptarë që janë në zona të prekura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 14:32
Në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije se deri më tani nuk ka informacione për shtetas me nënshtetësi shqiptare që ka qenë në zonat ë prekura nga tërmeti në Turqi apo që mund të kenë humbur kontaktet me familjarët.
“Nuk kemi asnjë informacion për qytetar me nënshtetësi shqiptare që kanë humbur kontaktet apojanë në zonat e prekura”, tha ministrja.
