Alfred Cako: Ja pse Ukraina nuk e fiton luftën - "Jashtë Matriksit"

Ja pse Ukraina nuk e fiton luftën – ishte teme e emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako më 8 Shkurt 2023 në RTV Ora.

Cako: Zelensky ndodhet në Britaninë e madhe ku ka pasur takime të ndryshme,  ku më i spikaturi ka qenë me kryeministrin britanik.

Pas Londrës Zelensky do të udhëtojë në Paris dhe do të takohet me liderat aty, si dhe me kancelarin gjerman Scholz ku do të bisedojë për furnizim me armë strategjike dhe tanke.

Perëndimi pas viteve ’90 është treguar arrogant me Rusinë, sepse kishin frikë nga armët bërthamore dhe vendosi një mburojë anti-bërthamore në Evropë.

Putini nuk mund të mashtrohej duket i thënë se këto janë vendosur për vendet e tjera, për të mbrojtur Evropën dhe ai kishte mosbesim ndaj NATO-s dhe ndoqi politikat e tij.

Trumpi prishi marrëveshjen për armët bërthamore dhe marrëveshjen me Iranin e prishi po ashtu, duke e lejuar që të armatosej me armë bërthamore.

Rusia e zbaton artikullin 5 të NATO-s dhe nuk sulmon asnjë vend të NARTO-s, ndërsa kjo e fundit vendet që nuk janë në aleancë kërkon që t’i fusë aty.

Zelensky përhap panik duke thënë se Putini do të godasë Ukrainën me armë bërthamore, por Putini nuk ka qëllim që të godasë më armë bërthamore, por nëse Ukraina bëhet e rrezikshme nga ndihma perëndimore, Putini mund të godasë Evropën.