VIDEO/ Të vendosur deri në fund, ekipe shpëtimi nga e gjithë bota për të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja

VIDEO/ Të vendosur deri në fund, ekipe shpëtimi nga e gjithë
Të vendosur për të luftuar deri në fund për të çliruar njerëzit që janë nën rrënoja pas tërmetit në Turqi janë ekipet e shpëtimit nga e gjithë bota që ndodhen në shtetin fqinj dhe po operojnë në zonat e prekura nga tërmeti.

Sot, e enjte, në ditën e katërt pas tërmetit 7.8 Rihter, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin të gjallë njerëzit nga ndërtesat e dëmtuara.

Në qytetin e Hatay, ekipet e shpëtimit morën të gjallë Elenin e vogël pas 68 orësh nga rrënojat. Videoja nga Al Jazeera është tronditëse:

Prekese janë pamjet nga operacioni i shpëtimtarëve nga Koreja e Jugut, të cilët arritën të çlirojnë një fëmijë të vogël dhe një të rritur nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Antakya në provincën e Hatay mëngjesin e së enjtes.

Ndërkohë, videot e publikuara nga mediat turke në përpjekje për t'u dhënë shpresë atyre që ende presin një lajm të mirë për njerëzit e tyre, po shkaktojnë dridhje emocionesh.

Zjarrfikësit nga Antalia që punonin në rajonin e Kahramanmaras shpëtuan të riun Dogan Akok 64 orë pas tërmetit vdekjeprurës, me djalin duke skalitur frazën "mos e humb shpresën" në mbeturina.

Në të njëjtën zonë, ekipet e shpëtimit gjetën të gjallë një djalë të vogël, Kevser, i cili, ndërsa operacioni i shpëtimit po zhvillohej, po fliste me të atin dhe i bërtiste atij "eja të më ndihmosh"