Mrekulli: Fëmijëve u jepet një shans i dytë, shpëtohen pas 61 orësh (VIDEO)

Një fëmijë fatmirësisht është shpëtuar pas 61 orësh nga rrënojat e pallatit në Kahramanmaras.

Pallati prej 8 katesh ku ajo jetonte u shemb i tëri duke e zënë poshtë.

E vogla kishte mbetur e bllokuar edhe pse e pavetëdijshme për atë që kishte ndodhur.

Ndërkohë një tjetër fëmijë u shpëtua në Siri, i bllokuar prej 3 ditësh nën rrënoja.

Fëmijës Abdul Hakim iu dha shansi i dytë për jetë... Skenat tregojnë momentet e shpëtimit të tij nga nën rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar në qytetin Armanaz, në perëndim të Idlib, më 6 shkurt pas tërmetit shkatërrues që goditi veriperëndimin e Sirisë.