3 vjet nën rrënoja, familja Qosja në Klos kërkon ndihmën e shtetit
Pasojat e tërmetit të 2019 ende nuk janë rikuperuar të plotë. Në Klos, familja Qosja jeton në shtëpine e cila është e dëmtuar rëndë nga lëkundjet. 6 anëtarët e familjes apelojnë për ndihmë, ndërsa thonë se shteti nuk u është gjendur pranë tyre.
Në këtë shtëpi jetojnë 6 anëtarët e familjes Qosja në Gurrë të Klosit.
Kanë kaluar më shumë se 3 vite nga tërmeti i 2019 që u dëmtoj shtëpinë.
Të çarat në mure dhe shembjet janë të dukshme.
Kryefamiljari Arben Qosja thotë se deri tani është trajtuar vetëm me bonusin e qerasë por nuk ka marrë dëmshpërblim, për të ndërtuar një banesë të re.
"Jetoj pa asnjë të ardhur, vetëm më një ndihmë ekonomike. Që nga viti 2019 nuk është bër asnjë verifikim, asnjë gjë, përveç 100 milë lek si bono qiraje," tha ai.
Sipas kryefamiljarit Bashkia i ka thënë se nga 4 dhomat e shtëpisë të paktën njëra është e banuar, por kjo gjë kudnërshtohet nga kryefamiljari.
"Bashkia ka thën që nga katër dhoma, në njërën jetohet. Ju i shihni dhe vet si janë gjendja e dhomave, këtu nuk jetohet. Të vijnë të jetojn ata të bashkisë këtu se unë nuk jetoj dot, " tha ai.
Ai bën thirrje për ndihmë nga shteti, pasi dimri është mjaft i vështirë për ta.
"Pa punë, pa asgjë, i lutem shtetit të na ndihmojë, nëse ka mundësi, nëse s'ka mundësi me gënjeshtra mos tna mbajnë," tha ai.
Dhjetëra shtëpi në Dibër janë dëmtuar nga tërmeti i 2019 por edhe ai i janarit të 2023 ndërsa banorët kanë denoncuar në vazhdimësi mungesën e ndihmës.