Tërmeti apokaliptik gjunjëzon Turqinë, gazetari shqiptar: Janë prekur 13.5 milionë njerëz, ende s’ka një bilanc përfundimtar të dëmeve

Turqia dhe Siria u goditën të hënën nga dy tërmete të fuqishme në një hark të shkurtër kohor

Tërmetet 7.8 ballë lanë të vdekur deri më tani rreth 5 mijë persona dhe me mijëra të tjerë të plagosur, teksa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon që prej orëve të para të ditës së djeshme, ndërsa nga ora në orë shpresat për të mbijetuar nën rrënoja sa vjen e zbehet.

Për të mësuar më shumë me atë se si po përjetohet në këto orë kjo ngjarje tragjike që ka ngritur në këmbë gjithë botën, në emisionin “Ditë e re” në RTV Ora me lidhje skype i të ftuar ishte gazetari shqiptar Sokol Brahaj që jeton dhe punon në Izmir të Turqi sollën situatën më të fundit nga Turqia.

“Sipas të dhënave zyrtare janë 13 milionë e gjysëm njerëz të prekur nga ky tërmet. Janë më shumë ndërtesa të shembura se ato të deklaruara deri më tani, pasi ka ndërtesa nën borë dhe ende nuk ka një bilanca të situatës në fshatra dhe zonat malore. Në çdo minutë dhe orë ka nxjerrje të njerëzve nga gërmadhat, por operacioni është i vështirë për shkak dhe të motit”, u shpreh gazetari Sokol Brahaj.