Emergjencat Civile: Të ndihmojmë vëllezërit tanë turq jo vetëm me shpirt, por me mjekë e forca shpëtimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2023, 11:20
Emergjencat Civile janë shprehur të gatshëm të dërgojnë ekipin e tyre në Turqi për të ndihmuar me mjekë dhe kërkimin e rrënojave.
"Ne kemi bërë një kërkesë dhe kemi shprehur gatishmërinë për të dhënë ndihmën e parë në Turqi. Duke parë dhe asetet tona që kemi dhe profesionalizmit e forcave tona.
I kemi bërë kërkesë Ambasadës turke, Presidentit të Republikës, drejtorisë së emergjencave civile, Ministrisë së Mbrojetjes dhe asaj të Jashtme për të shprehur gatishmërinë për të qënë jo vetëm me shpirt e me mendje tek vëllezërit tanë, por të jemi pjesë ti ndohmojmë atje me mjekë e kërkim në rrënoja.Aktualisht kemi menduar një grup prej 10 vetash që janë mjekë dhe për kërkimin nën rrënoja," thanë ata.