Pro dhe kundër aeroportit të Vlorës, aktivistët kundërshtojnë punimet, banorët: Do të sjellë zhvillim

Aktivistë nga Shqipëria por edhe europa kanë kundërshtuar ndërtimin e aeroporti të Vlorës brenda parkut Vjosë-Nartë. Ata thanë sot se punimet janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare. Ndërkohë, dhjetëra banorë të zonës bënë një kundërprotestë ku kërkuan që punimet të vijojnë dhe aeroporti të ndërtohet.

Dhjetëra aktivistë vendas dhe të huaj protestuan kundër ndërtimit të aeroprotit të Vlorës në Vjosë-Nartë.

Të mbledhur pak metra larg kantierit të aeroportit aktivistët bënë thirrje për tu zbatuar konventat ndërkombëtare sa i përket zonave të mbrojtura.

"Ndonëse punimet kanë nisur, nuk ka qenë ende e qartë nëse ka pasur një leje për ndërtimin, dhe nëse janë ndjekur të gjitha procedurat, nga kërkimet tona kemi parë se nuk janë ndejkur të gjitha procedurat , për këtë ne kërkojmë ndalimin e punimeve. Konventa e Bërnes ka shprehur qartësisht ndalimin e punimeve dhe zhvillimin e kërkimeve të thelluara," thanë ata.

Studiuesit e huaj thanë se asnjë vepër infrastrukturore nuk do ta zgjidhë problemin e përmbytjeve në Vjosë, ndërsa apeluan qeverinë për ta rimenduar këtë projekt.

"Unë kam bërë një studim për përmbytjet në Vjosë dhe Nartë. Momentalisht grykderdhja e Vjosës po vuan nga impklikimet e përmbytjeve, ne po e shohim atë dita, ditës, dhe ndërtimi i infrastrukturave të mëdha nuk do ta ndihmojnë këtë fenomen," thanë ata.

Në të njëjtën kohë pak metra më larg banorët e zonës, që dikur e kundërshtonin ndërimin e aeroportit tanimë thonë se ai duhet të bëhet.

Banorët u shprehën se kjo vepër do ta ndihmojë zhvillimin e zonës.

"Ne jemi pro, ne si komunitet jemi pro. Të bëhet aeroporti, sepse me ardhjen e aeroportit zhvillohet turizmi, zhvillohet zona.

Ne duam të vazhdoj puna. Të përfundoj aeroporti në kohë rekord.

Aeroporti të bëhet, duhej të ishte bër më përpara," thanë ata.

Disa organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje të vazhdueshme që brenda territorit të Vjosë-Nartës të mos ndërtohet asnjë aeroport ose vepër tjetër që dëmton ekosistemin.

Pro dhe kundër aeroportit të Vlorës, aktivistët