"Ngrin" Elbasani, deri në -12C në zonat malore, përdorni zinxhirë në rrugët e fshatrave
Temperatura deri në minus 12 gradë celcius janë regjistruar edhe në zonat malore të qarkut të Elbasani duke shkaktuar edhe ngrica në kanë rrugët.
Për shkak të reshjeve të dendura të borës aksi nacional Librazhd Peshkopi kalohet me zinxhirë në disa segmente të tij pasi ka ngrica të mëdha. Edhe disa rrugë fshatrash, kryesisht në Bashkitë Përrenjas,Gramsh,Elbasan e Librazhd.
Rruga nga Librazhdi në drejtim të Qarrishtës kalohet vetëm me zinxhirë.
Nga Elbasani në drejtim të Labinotit mal e Funarit, Zavalinës po ashtu, rrugë të vështira malorë të cilat për shkak të ngricave në disa segmente kërkojnë përdorimin e zinxhirëve dhe të gomave dimërore.
Reshje me intensitet të lartë dëbore ka pasur në Steblevë, Fushë Studen të bashkisë Librazhd, Funar dhe Gjinar në Elbasan dhe fshatrat Lenie dhe Kukur në Gramsh ku dëbora i kalon 50 cm.
Për shkak të erës së fortë ka pasur mungesë të energjisë elektrike përfshirë të gjitha zonat malore te qarkut të Elbasanit dhe Gramshit.
Autoritetet këshillojne drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes pasi edhe në ditët në vijim prania e ngricave në rrugë do të jetë e madhe.