Pjesë e grupit që trafikonte të mitur drejt Italisë, kapet në Durrës 44 vjeçari nga Kosova

Një 44 vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në Portine  Durrësit pasi dyshohet se në bashkëpunim me 10 shtetas të tjerë, të arrestuar tashmë, kasnë tentuar të trafikojnë drejt Italisë 16 të mitur.

Trafikimi bëhet në këmbim të shumës 3000-4000 euro për secilin.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Ekipi”, të zhvilluar në datën 27.12.2022, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës dhe strukturat e Policisë Kufitare të Durrësit, bazuar në inteligjencën informative, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës, është kapur në hyrje, në PKK Morinë, dhe është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim:

-M. K., 44 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë.

"44-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ekipi”, të zhvilluar në datën 27.12.2022, pasi në bashkëpunim me 10 shtetas të tjerë (të arrestuar gjatë këtij operacioni), tentuan të kalonin drejt Italisë, 16 shtetas të mitur (të moshës 17-vjeç), kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin, duke i prezantuar ata si pjesë e një ekipi sportiv.

Ndaj shtetasit M. K., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit"," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.