Skrapar/ Gruaja i kishte vdekur, fëmijët i kishte në Tiranë, i moshuari humb jetën pasi i digjet shtëpia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2023, 08:20
Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës duke bërë që një 66 vjeçar të humbë jetën nga asfiksia.
Viktima i identifikuar si Ikmet Shkëmbi 66 vjeç ka humbur jetën nga asfiksia pasi banesa në të cilën ai jetonte, në lagjen "Çlirim" në Skrapar është përfshirë nga flakët.
"Gjatë natës, në lagjen "Çlirim", Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç.
Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.," njoftoi policia.
Burime për Ora News bëjnë me dije se të moshuarit i kishte vdekur gruaja, ndërsa fëmijët i kishte në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.