Rënia e ashensorit 5 kate poshtë në Tiranë/ Shkak dyshohet mbipesha, lejoheshin deri në 4, ishin 5

Mbipesha dyshohet se ishte shkaku i shkëputjes së ashensorit nga katii pestë i pallatit në zonën e astirit në Tiranë ku mbetën të lënduar dy persona. Administrator i pallatit thotë se ashensori mirëmbahej megjithëse nuk ishte I regjistruar pranë inspektoriatit teknik.

Ashensori i pallatit 7 katësh në zonën e astirit i cili u shkëput në katin e 5, duke shkaktuar lëndimin e dy personave mbrëmjen e të hënës, ishte i pa regjistruar edhe pse ishte kolauduar dhe mirëmbahej teknikisht.

Administratori i pallatit sqaron se pavarësisht mungesës së regjistrimit, kontrollet janë bërë në mënyrë të vazhdueshme.

Banorët bëjnë përgjegjës përdoruesit e ashensorit. Ata tregojnë se kur ka ndodhur aksidenti, ashensori kishte mbipeshë pasi po përdorej nga 5 persona nga 4 që është limiti.

Qytetarët tregojnë se asnjëherë nuk ka pasur probleme më parë.

Të martën ashensorit i është vendosur shiriti i bllokimit nga inspektoriati shtetëror i mbikqyrjes së tregut duke njoftuar banorët se do të hapet kur të rregullohet plotësisht.

Në momentin e aksidentit në ashensor kanë qenë 5 persona, dhe vetëm cifti i bashkëshortëve ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Spitali i Traumës bëri të ditur se gruaja ka pasur vetëm shëmbje dhe se gjendja shëndetësore e saj është e mirë.

Incidentet me ashensorët kanë rrezikuar banorët herë pas here në vend pasi në shtator të vitit 2021 në zonën e Astirit u regjistrua një tjetër ngjarje e ngjashme.