Gogu: Gjelbërimi në Tiranë është shumëfishuar, janë mbjellë rreth 1 milionë pemë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2023, 22:45
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Toni Gogu, deputet i PS u shpreh se sipërfaqet e gjelbërta në Tiranë janë shumëfishuar.
Ai tha se numri i pemëve arrit gati 1 milion të mbjella dhe se parku i Liqenit Artificial dhe ai i Farkës është shumë e bukur.
Gogu: Sipërfaqet e gjelbërta në Tiranë janë shumëfishuar. Nuk mund të them se sa. Numri i pemëve arrit gati 1 milion të mbjella. Parku i Liqenit Artificial dhe ai i Farkës është shumë e bukur. Në mes të pallateve është ndryshe situatë e gjelbërimit dhe ka korsi biçikletash, çka tregon një qasje ndryshe në raport me natyrën.
