Alfred Cako: Ballon spiun kinez mbi USA?! - "Jashtë Matriksit"
Ballon spiun kinez mbi USA?! – ishte tema e emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako më 6 Shkurt 2023 në RTV Ora.
Cako: Kinezët e kanë pranuar se baloni spiun që e kemi dëgjuar si lajm, është i lëshuar nga Kina, por Kina ka deklaruar se ka qenë një balon për qëllime shkencore për motin.
Ndërkohë SHBA deklaron se ka qenë për qëllime ushtarake dhe jo ashtu sikurse thotë Kina, ndërsa arsye pse nuk u rrëzuar mbi SHBA është se nëse do ta rrëzonin në tokë, baloni do të shkaktonte dëme.
Po cila ka qenë arsye reale pse kina e ka lëshuar këtë balon? Edhe nëse ka qenë për qëllime shkencore, arsye e lëshimit është se donte t’i bënte një sfidë SHBA-ve Kina me këtë balon.
Dihet se kina duke shfrytëzuar disa ishuj është duke zgjedhur territorin e saj dhe kërkon që të ketë sovranitet mbi ta, duke hyrë në konflikte për shfrytëzimin ujërave aty.
