Aksident gjatë natës tek Fresku, 18 vjeçari përplaset me motorr, humb jetën në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2023, 08:44
Një 18 vjecar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme tek Fresku, pranë ISHP-së pasi është përpasur me motorr.
"Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Enjol Saliaj, 18 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 18-vjeçari ka ndërruar jetë në spital," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

