Shehi: Skandal i madh, krimi vendos kamera monitorimi në qytete, policia bën sikur nuk i di

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, u shpreh se policia bën sikur nuk i di dhe kriminelët vënë kamera monitorimi në mes të qyteteve.

Ai tha se vetëm dje kanë hequr 200 copë në Tiranë dhe kjo tregon se gjithë territori ka qenë nën kontrollin e krimit.

Shehi: Policia bën sikur nuk i di dhe kriminelët mund të vënë gjëra fshehurazi. Kriminelët mbajnë edhe armë, por ama supozohet që t’i ndjekësh, ndërsa fakti që ata i kanë vendosur në mes të qytetit dhe policia bën sikur nuk i ka parë.

Në të gjithë botën krimi bën regjistrime edhe në mes të Londrës, por t’i i ke në qytete dhe policia ka bërë sikur nuk i dinte. Vetëm dje kanë hequr 200 copë në Tiranë dhe kjo tregon se gjithë territori ka qenë nën kontrollin e krimit. Po të ndodhte në një vend fqinj do të ishte një skandal i madh, ne jemi të frikësuar sepse ata mund të na godasin të gjithëve. Duhet të kishin ikur shefat e policisë.