Ozuni: Turizmi ka mungesë të stafit, këtu duan të gjithë të jenë drejtorë dhe shefa

Ferjolt Ozuni, specialist Turizmi njëherësh pedagog ishte i ftuar në Ora Neës në emisionin "Epiqendër" të moderators Sonila Musaj ku foli për situatën e turizmit në vend.

Ozuni: Ne jemi të gjithë pronarë, drejtorë, shefa dhe punën e pëlqejmë shumë pak. Në këtë situatë sugjeroj që të ngrihen shkollat profesionale.

Ozuni u shpreh se në vendin tonë ka një mungesë reale në sektorin e industrisë turistike në tërësinë e vet, afërsisht 55 deri në 60% të kapacitetit që ka nevojë vendi.