Shahini: Në Kosovë po ndihet mungesa e fuqisë punëtore, bizneset dhe institucionet nuk mbajnë profesionistët

Presidenti i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ishte i ftuar në emisionin "Epiqendër" të moderatores Sonila Musaj.

Shahini u shpreh se në Kosovë pothuajse mbi 50 mijë qytetarë në vit ikin me dokumentacione pune ne shtetet e Perëndimit dhe në çdo vit mbeten vende të lira pune profesionale dhe kjo është një brengë e gjithë shoqërisë.

Shahini tha se bizneset e Kosovës po ashtu dhe institucionet e Kosovës nuk po arrijnë që ta mbajnë këtë fuqi punëtore profesionale.

Kosova mbetet vendi që e ka pagën minimale më të ulët në Evropë me 170 euro, u shpreh Shahini gjatë fjalës së tij në Ora News.