U përplas tek Fresku me 18 vjeçarin që ndërroi jetë, arrestohet 19 vjeçari që drejtonte makinën

18 vjeçari Enjol Saliasi është identifikuar si viktimë e aksidentit të mbrëmshëm pasi teksa po lëviste me një motorr elektrik është përplasur me një automjet.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 19 vjeçarin Sildi Krashi që sipas policisë ishte i pajisur me leje drejtimi dhe nuk ishte nën efektin e alkoolit.

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.  

Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident," njoftoi policia.

Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.