Dervishi: Qeveria të gjejë modalitetet për të ndihmuar bizneset, kemi mungesë stafi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2023, 20:20
Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Kujtim Dervishi, i ftuar në në emisionin "Epiqendër" të moderatores Sonila Musaj u shpreh se sektori i shërbimeve po përballet me mungesë të fuqisë punëtore si pasojë e emigrimit të të rinjve dhe më të prekura duket se janë lokalet.
Në fjalën e tij Dervishi tha se mjaft hotele të mëdhenj, resorte kanë marrë stafe nga jashtë.
"Edhe ky vit kërkon një mobilizim. ne si biznese private, por edhe qeveria duhet të gjejmë modalitete për ta parandaluar këtë fluks ikjesh të të rinjve, kryesisht të specialistëve të kulinarisë duke filluar nga kuzhinierët deri te sanitaret".
Për Dervishin, qeveria duhet të ndërhyjë sa më parë për të shmangur falimentimin e bizneseve.
