Kapet "mat" me pistoletë në restorant dhe ja fut vrapit, arrestohet nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2023, 15:57
Një 47-vjeçar në Shkodër është arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrolleve në një restorant në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin L. Sh. që mbante një armë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet e Policisë.
Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve shtetasi L. Sh., 47 vjeç u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


