Vdiq mbrëmë në aksident motorrik, 18 vjeçari në 2021, dëshmitar në vrasjen e të atit nga gjyshi, nëna në burg si bashkëpuntore

18 vjeçari Enjol Saliaj që humbi jetën mbrëmjen e djeshme nga një aksident në Fresk është djali i Kudret Saliajt, të vrarë pranë gjykatës së Tiranës, tek Trëndafili i Bardhë.
I riu humbi jetën pasi teksa po lëviste me një motorr dhe u përplas me një tjetër mjet motorrik.
Për vrasjen e të atit, Kudret Saliaj akuzohet ish-vjehrri, Mexhit Picari dhe ish-gruaja e Kudretit, Dhurata Saliaj.
Vrasja ndodhi rreth orës 11:50, (4 qershor 2021) në një zonë të populluar të Tiranës, në një lokal të njohur pranë Gjykatës së Tiranës.
Kudret Saliaj mbeti i vrarë me tre plumba ndërsa u plagos avokati i tij, ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës, Adriatik Cama.
Dëshmitar në vrasjen e të atit në atë kohë ka qënë dhe i mituri, 18 vjecari që humbi jetën mbrëmë nga përplasja me motorr.
