Ngërçi i PD-së, Çaça: Akoma nuk është dorëzuar dorëheqja e Bashës në gjykatë

Ka një ngërç ligjor sa i përket çështjes së vulës, çfarë duhet të njohë KQZ si parti zyrtare grupimin e Berishaj apo të Alibeaj?

Avokati Përparim Çaça në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi "Vendimi i shkallës së parë nuk mund të jetë i pranishëm për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë".

Sipas tij  "KQZ do të njohë atë që nxjerr gjykata e Tiranës, akoma nuk është dorëzuar dorëheqja e Bashës. Alibeaj duhet të ketë vërtetim nga gjykata përpara se të shkojë në KQZ".

Përparim Çaça: Fati i vulës apo i PD ka ngelur në dyert e gjykatës. Tashmë kemi një PD që është me statutin e 17 korrikut, zoti Basha është dorëhequr moralisht dhe e komandon zoti Alibeaj. KQZ do të njohë atë që nxjerr gjykata e Tiranës, akoma nuk është dorëzuar dorëheqja e Bashës. Alibeaj duhet të ketë vërtetim nga gjykata përpara se të shkojë në KQZ. Vendimi i shkallës së parë nuk mund të jetë i pranishëm për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë. PD duhet të dalë me siglën e vetë nuk e meritojnë anëtarët e PD këto problematika që po mbajnë në pushtet zoti Rama. Nëse do të dilnim e dy kandidatë nuk do e falin anëtarët e PD.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.