Ulen temperaturat, zbardhet Korça

Temperaturat e ajrit janë ulur sërish ditën e sotme, teksa në qytetin e Korçës kanë nisur pas mesnate reshjet e dëborës.

Qyteti është zbardhur teksa në zonat malore reshjet e borës kanë qenë dhe më intensive. Autoritetet po punojnë për kriposjen e akseve dhe mbajtjen hapur të rrugëve kryesore. Reshje dëbore ka pasur edhe në zonën Qafë Plloçë -Korçë- Dogan Kapshticë

Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje dëbore të shoqëruara në disa zona edhe me erë.
Sa i përket temperaturave, mesatarja është deri -3 gradë, ndërsa trashësia e borës varion nga 5 në 25 cm. Reshjet aktualisht vazhdojnë.

Kontraktorët janë të pranishëm në akset rrugore me punime për mirëmbajtje dimërore, pastrime dhe kriposje.

Në aksin Korçë-Voskopojë ndodhen dy borëpastruese;

Në aksin K. Dardhës-Dardhës dy borëpastruese;

Në aksin Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë katër borëpastruese.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka probleme dimërore për qarkullimin e mjeteve.

Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë periudhës dimërore.