Tjetër aksident/ 32-vjeçari "në garë me kohën" humb kontrollin, përmbyset makina në Rrogozhinë-Lushnje

Një automjet tip Peugeot ka humbur kontrollin sot rreth orës 13:30 duke u përplasur me trafikndarësen në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Automjeti me targa AA273XJ humbi kontrollin dhe pasi u përplas me trafikndrësen është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit, 32 vjeçari Kejsi Çela është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa  po i nënshtrohet procedurave të policisë rrugore.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rastit.