Sallova: Asociacioni vetëm pas njohjes së Kosovës, nuk duhet të krijojë pushtet të ri
Asociacioni ka provokuar debate të nxehta, akuza dhe kundërakuza sa i përket qeverisjes në Kosovës.
Donik Sallova doktor i shkencave politike në një intervistë për Ora Neës me gazetrain Everest Dedaj tha se ka qenë në interes të Serbisë që të ngrejë asociacionin si një pikë të rëndësishme.
Sipas Sallovës asociacioni "Nëse do të bëhet do të jetë pas momentit kur Serbia e ka njohur Kosovën dhe do të diskutojnë për një interes bilateral siç janë serbët e Kosovës".
Donik Sallova: Plani franko gjerman ja imponon Serbisë ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe të mos pretendojë të ndërhyjë më në Kosovë. Një pikë në planin franko gjerman është dhe nevoja për zbatim të marrëveshjeve paraprake. Ka qenë interesi i Serbisë që ta ngrejë asociacionin si një pikë të rëndësishme. Asiciacioni është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës pasi sipas asaj që është nënshkruar në marrëveshje ajo binte ndesh me kushtetutën e Kosovës. Kurti nuk e përjashton mundësinë e një asociacini të ri por ky asociacion duhet të jetë një asociacion që nuk krijon pushtet të ri. Nëse do të bëhet do të jetë pas momentit kur Serbia e ka njohur Kosovën dhe do të diskutojnë për një interes bilateral siç janë serbët e Kosovës.
