Belbëzimi, një problem tek shumë fëmijë, logopedi tregon gabimet që bëhen
Enrik Selimi, logoped në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli rreth problemit të belbëzimit tek fëmijët.
Mjeku tha se "Ende nuk ka një shkaktar të mirfilltë të këtij çrregullimi".
Selimi referon disa elementëve që mund ta shkaktojnë belbëzimin.
Enrik Selimi: Nuk ka dy fëmijë që belbëzojnë njësoj, secili ka një specifikë të vetën. Ende nuk ka një shkaktar të mirfilltë të këtij çrregullimi. Një ndër shkaqet që mendohet se shkakton belbëzimin është gjenetika. Por kam parë plotë raste që prindërit kanë problematika e fëmijët jo, lidhet dhe me menyrën se si fëmija rritet dhe pjesën e traumave, për shembull në rastet e humbjes së prindërve.
Sipas tij që në momentin e parë që vë re që fëmija ka belbëzim, prindi duhet ta çojë te lokopedi.
Enrik Selimi: Që në momentin e parë që vë re që fëmija ka belbëzim, prindi duhet të takojë me një lokoped. Prindi dashje pa dashje ndodh të bëjë shumë gabime. Gabim tjetër që bëjnë prindërit është kur i thonë që mos fol shpejt. Gjë tjetër që bëjnë keq është se thonë rri pranë televizorit ndaj belbëzon dhe problemi vijon e bëhet i vështirë për tu trajtuar.
Sipas tij "Sa më herët të bëhet trajtimi aq më mirë, sa më vonë aq më shumë ulen shanset".

