"Mos e lësho karrigen" Fotografi, Roland Tasho tregon takimin me Agollin e Kadarenë
Roland Tasho është fotografi me një eksperiencë 41-vjeçare.
Në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli për pasionin e tij për fotografinë.
Ai thotë se "Fotografia është prezente kudo, në jetën tonë, në jetën e institucioneve, dokumenton çdo gjë".
Roland Tasho: Fotografia është prezente kudo, në jetën tonë, në jetën e institucioneve, dokumenton çdo gjë. Si në çdo vend tjetër dhe Shqipëria ka mangësitë e veta. Franca është shumë prezente e zhvilluar, e kultivuar dhe e paguar e financuar. Kisha bërë ekspozita në Gjermani në Itali, por kur bëra ekspozitë në Francë fillova të shes.
Në kuadër të një projekti ai tregoi dhe takimet me shkrimtarët Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.
Roland Tasho: Si fillim fillova ta implementoj projektin me shkrimtaren Mira Meksi. Shkrimtarëve të moshuar ju shkoja në shtëpi. I shkoj Dritëroit në shtëpi me karrige në dorë. Më pyeste pse e qysh. Me ato bisedat, me qerasjet. I pëlqeu ideja e karriges. Në momentin që unë e fotografova pasi pimë një apo dy gota dhe erdhëm në gjendje të mirë 'tha mos e lësho karrigen pasi është si puna e verës sa më e vjetër aq më e mirë'.
"Ismail Kadaren e kam të cituar, nuk e kam mik por njiheshim nga takimet në Paris. Ai e pëlqeu idenë. Ai tha 'secili nga ne ka libër por kjo është një gjë që mbetet'. Ai tha jemi mësuar të firmosim një libër por jo në karrige. Me të gjithë kam nga një gjë të vogël."
