A mund të bëhet vaksina e gripit tani?
Një numër i madh i popullsisë janë prekur nga gripi këtë sezon por pyetja që lind është: Në këtë fazë që jemi a mund të bëhet vaksina e gripit?
Doktor Ilir Alimehmeti iu përgjigj kësaj pyetje në një intervistë për RTV Ora.
Alimehmeti u shpreh se “Është vonë të themi të drejtën” aips tij “Duhej që fushata vaksinore kundër gripit të përfundojë në fund të tetorit”.
Ilir Alimehmeti: Është vonë të themi të drejtën. Duhej që fushata vaksinore kundër gripit të përfundojë në fund të tetorit. Një ndihmë ta jep edhe tani por nuk këshillohet asnjëherë që fushatat masive të vaksinimit të ndodh njëkohësisht me qarkullimin masiv të virusit. Kjo është jashtë çdo lloj këshille. Për pacientin individual eventualisht po, por një pacient me risqe nga më të ndryshmet do të duhej të ishte vaksinuar që në tetor. Për këtë vit pas viti e diskutojmë, vit pas viti e flasim dhe vit pas viti e flasim në janar. Duhet ti paraprijmë pasi vaksinat duhet të vijnë, të shpërndahen. Gjatë Covid pranimi i vaksinës së gripit u rrit. Përdorej shumë më pak, jo vetëm në Shqipëri por në shumë shtet të Europës është rritur kërkesë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
