“Varianti i ri i Covid me transmetim të lartë” Specialisti: Shmang një pjesë të madhe vaksinash, me vlerë parandalimi

Erion Dasho specialist i Shëndetit Publik në Gjermani në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se varianti i ri i Covid-19, XBB1.5 “Është një variant që ka koeficencë të lartë transmetimi”.

Por sipas tij situata është normale pasi as “asnjë nga monitoruesit ndërkombëtar nuk flet për një situatë jonormale”.

Erion Dasho: Është një variant që ka koeficencë të lartë transmetimi. Është një variant që po arrin ti shmanget një pjese të madhe vaksinash. Ky virus karakterizohet nga ato shenja klinike që ka pasur Covid. Ka kuadër klinik të ndryshëm në persona të ndryshëm. Asnjë nga monitoruesit ndërkombëtar nuk flet për një situatë jonormale. Ka nevojë për masa parandaluese sigurisht.

Sa i përket këshillave që specialisti janë:

Sot merr vlerë të veçantë parandalimi specifik dhe jospecifik. Parandalimi specifik ka lidhje me vaksinat që krijojnë imunitet. Rruga e dytë janë masat që drejtohen kundër të gjitha viruseve në përgjithësi. Një i moshuar që hy në mjedise të mbyllura e me numër të lartë personash do ti rekomandoja mbajtjen e maskës. E dyta do të rekomandoja higjienën e duarve. Nëse personat në risk ndjekin këto masa ata do të ulin ndjeshëm rrezikun për tu infektuar dhe nëse infektohen ulin ndjeshëm virulencën.