Shtohen rastet me grip syri, vetëkurimi shqetësim për mjekët
Viroza që po qarkullon në Shqipëri, ka ndikim direkt edhe në shfaqjen e gripit të syrit. Mjeku okulist Rubin Topi thotë se dimri shënon edhe numrin më të lartë të rasteve, me këtë problem.
"Virozat janë drejtpërdrejt të lidhura me infeksionet virale të syve, ose konjektividin adenoviral. Mesatare mund të jetë 4-5 pacientë në ditë," tha mjeku.
Por veç shfaqjes së gripit të syrit, mjekët shohin si shqetëim vetkurimin e qytetarëve, të cilët në shumë raste e agravojnë problemin.
"Shumica e rasteve, kurimi është i gabuar sepse japin praparate që përmbajnë kortizon. Ne si mjekë mund ti japim një formulë të saktë se sa do jepen këto në dit dhe me çfarë do shoqërohen. Ka rasyte që paraqiten tek ne me vones, krijohen disa njolla të bardha depozitimi percipitate në korne, paraqiten dhe me ankesën e turbullimit të shikimit," tha ai.
Simptomat më të vështira i kanë personat mbi 60 vjeç.
"Tek fëmijët haset shpesh por kalon më leht, te moshat 60-65 forca imunitare është më e ulët dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në ecurin e këtij infeksioni viral," tha ai
Sekrecionet në sy dhe skuqja, janë shenjat që nuk duhet të neglizhohen.
"Sytë skuqen dhe ka ndjesi sikur ka rërë në sy," tha Topi.
Gripi i syrit përhapet përmes kontakteve me personat e prekur, ndaj shmangia e grumbullimeve është zgjdhja që rekomandojnë mjekët.