Radhët e mëdha në Pediatri, mjekja: Prindërit të lehtësojnë sistemin shëndetësor, të shkojnë tek mjeku ambulator
Mjekja, Aurora Meta Dollenberg në një intervistë për RTV Ora tha se për shkak të mosvaksinimit fëmijët mbi 6 vjeç janë target për variantin e ri të Covid-it.
Teksa i referohej situatës në Pediatrinë në spitalin e QSUT ku është raportuar për shifra të larta të prindërve që presin me fëmijët e tyre në radhë mjekja kërkoi nga prindërit “ta lehtësojnë sistemin shëndetësor duke shkuar fillimisht tek mjeku ambulator”.
Dollenberg: Shifrat si në Amerikë dhe në Kinë flasin për një prekje të shtuar të fëmijëve dhe adoleshentëve edhe nga varianti i ri se pikërisht kjo grupmoshë nuk e ka bërë vaksinën. Dimë që dhe prindërit shqiptarë kanë qenë shumë skeptik kur bëhet fjalë për vaksinimet mbi moshën 6 vjeçare duke i bërë ata target për variantin e ri. Për të ulur radhët në pediatri do t’ju lutesha prindërve të shkojnë në radhë të parë te mjeku pediatër ambulant. Edhe mjeku i familjes mund ti ndihmojë dhe asistojë fëmijët si për gripin si dhe në rastet kur dyshohet se mund të ketë Covid. Prindërit jo gjithmonë të shkojnë në spitale dhe urgjenca por ta lehtësojnë sistemin shëndetësor duke shkuar fillimisht tek mjeku ambulator.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
