Shevchenko kundër rusëve dhe bjellorusëve edhe pa flamuj
Andriy Shevchenko kërkon përjashtimin e të gjithë atletëve rusë dhe bjellorusë nga garat olimpike. Ai shprehet se ata nuk duhet të lejohet të garojnë as me flamuj neutralë deri sa lufta të mbarojë.
Postimi i plotë i ish-sulmuesit:
“Kompeticionet sportive të nivelit ndërkombëtar si psh. Olimpiada, janë mundësi për të shpërndarë mesazhe të qarta për njerëzit në të gjithë planetin. Nëse atletët nga Rusia apo Bjellorusia hyjnë në arenë me apo pa flamuj, ky gjest duhet që të reflektojnë një qëndrim të hapur të Komitetit Olimpik që duhet t’i japë mesazhin botës se lufta ka mbaruar dhe të gjithë mund të falen.
Por lufta nuk ka mbaruar sepse çdo ditë shkatërron qyetet tona, shkatërron jetën e fëmijëve tanë dhe kërcënon ekzistencën tonë. Bota duhet ta kujtojë një gjë të tillë. Bota duhet ta dijë që ne luftojmë për paqen dhe për të ruajtur lirinë tonë.
Unë i kërkoj Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të mos lejojë atletët rusë dhe bjellorusë të garojnë në asnjë kompeticion, qoftë edhe pa flamujt e vendeve të tyre, derisa lufta të ketë mbaruar dhe të dënojë në mënyrë të qartë e të prerë agresionin rus”.
