Frikë për Antonio Conten, do të operohet me urgjencë

Frikë për Antonio Conten, do të operohet me urgjencë
Trajneri italian i Tottenham, Antonio Conte është shtruar në spital ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të problemeve me tëmthin.

Tekniku i londinezëve është ankuar për dhimbje të forta në pjesën e mesit dhe barkut gjatë orëve të fundit dhe mjekët kanë disgnostikuar një inflamacion në zonën e tëmthit, duke vendosur që të ndërhyjnë në mënyrë kirurgjikale.

Komunikata e Tottenham:

“Gjatë orëve të fundit, Conte ka pasur dhumbje të forta në mes. Pas analizave mjekët dolën në përfundim se bëhet fjalë për probleme në tëmth dhe do të rikthehet në punë pasi të kalojë periudhën e rikuperimit të parashikuar paraprakisht. Të gjithë te Tottenham i urojnë shërim sa më të shpejtë”.

Antonio Conte do të humbasë minimalisht ndeshjen e Premier League kundër skuadrës së Chelseat në datën 5 shkurt.