Tirana humbet edhe Ismajlgecin, kapitenin e “rrëmben” një klub boshnjak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2023, 21:43
Pas Limajt dhe Xhixhës, Tirana humbet edhe një titullar tjetër të skuadrës që u shpall kampione sedzonin e kaluar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Marsel Ismajlgeci i cili largohet në orët e fundit të merkatos së dimrit.
Ai është bashkuar me skuadrën boshnjake Zrinjski Mostar duke nënshkruar deri në vitin 2026.
“Qyteti është i bukur. Kam disa orë këtu dhe kam parë që qyteti është i bukur. Por më e rëndësishmja, e dua klubin. Dua të jem pjesë e ekipit sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të shënoj, të asistoj dhe të ndihmoj skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur“, shprehet ish-kapiteni i Tiranës në kanalet zyrtare të klubit boshnjak.
