Biseda e parë me trajnerin dhe rroga, Redon Xhixha zbulon emocionet e debutimit te Qarabag

Aventura azere ka nisur me sukse për futbollistin Redon Xhixha.

Sulmuesi shqiptar ka debutuar në fitoren e Qarabag-ut ndaj Shamakhi me shifrat 3-1. Ai hyri në fushë në minutën e 65 dhe dhuroi një paraqitje mjaft të mirë.

Pas takimit, Xhixha në  një intervistë në emisionin “Sport Magazine” në “Ora Neës” që moderohet nga Drilon Xhepollari foli rreth  debutimi te Qarabag, ambjentimin me qytetin, dha një opinion për Ansi Agollin tregoi për bisedën e parë me trajnerin si dhe nuk mundi ti shpëtonte as pyetjes për pagesën.

Ja se si u përgjigj për secilën prej elementëve:

Debutimi te Qarabag – “Ishte kënaqësi dhe u ambientova mirë me ekipin, u kuptova mirë me ta. Mendoja se do të ishte më e vështirë afrimiteti me lojtarët, por më kanë pritur shumë mirë të gjithë”.

Ambientimi me qytetin – “Nga shtëpia ku jetoj deri te fusha e stërvitjes është rreth 20 minuta larg me makinë. Pas stërvitjes kthehemi në shtëpi. Në këtë javë të parë përdor GPS për të gjetur rrugën e stërvitjes”.

Ansi Agolli – “Ai ishte një legjendë këtu, jo vetëm futbollist, e donin shumë. Shpresoj që një ditë të më duan edhe mua sa donin Agollin”.

Biseda e parë me trajnerin – “Në ditën e parë më tha: “Besojmë te ty, të kemi parë dhe të kemi ndjekur. I pëlqejmë aftësitë e tua dhe ke gjithë besimin tim”. Edhe sot më përgëzoi për ndeshjen që bëra”.

Rroga te Qarabag – “E di që jemi kurioz ne shqiptarët, por është një shprehje që rroga dhe e dashura nuk tregohen. Nuk kam ardhur për para këtu, por e shoh si një mundësi të mirë për të shkuar edhe në një ekip më të mirë”.