Kombëtarja U-21 mëson grupin me kundërshtarët e eleminatoreve Euro 2025

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të luajë në grupin E të kualifikueseve të Euro 2025.
Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s Shqipëria mëson rivalët që janë; Rumania, Zvicra, Finlanda, Mali i Zi, Armenia.
Ndeshjet do të nisin në muajin mars të këtij viti dhe do të mbyllen me takimet e fundit në muajin tetor 2024. Rumania dhe Zvicra janë kokat e grupi E.

Në këto eleminatore marrin pjesë 53 skuadra të ndara në 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5.
Sipas renditjes së UEFA-s, Shqipëria U-21 ishte e pozicionuar në vendin e 36-të. Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të fazës kualifikuese së bashku me tre vendet e dyta më të mira do të kalojnë direkt për në fazën finale të turneut.
Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën play-off për të siguruar edhe tre biletat e fundit për finalen e turneut. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në datat 11-19 nëntor 2024.
