VIDEO/ Kupa e Gjermanisë rikthen Bayern Munchen te fitorja, kalon edhe Leipzig

Bayern Munchen rikthehet të buzëqeshë duke arritur suksesin e parë të vitit 2023. Në transfertën e Mainz, ekipi i Julian Nagelsmann shkatërroi 4-0 vendasit duke u kualifikuar për më tej në Kupën e Gjermanisë.

E. Choupo-Moting shënoi golin e parë që në minutën e 17 duke i hapour rrugën suksesit të skuadrës bavareze që më pas thelloi avantazhin edhe me realizimet e Musiala, Sane dhe Davies.

Me këtë fitore, Bayern kualifikohet në fazën çerekfinale të Kupës së Gjermanisë ashtu si edhe Leipzig me fitoren 3-1 ndaj Hoffenheim.