“Çmendet” Gatusso, sulmon kameramanin gjatë sqarimit me tifozët

Pas humbjes me Real Valadollid, Genaro Gatusso u largua nga stoli i Valencias. Trajneri italian dhe klubi valencian ranë dakort që të prishnin kontratën por gjatë orëve të fundit është publikuar edhe një video e momenteve të tensionit mes trajnerit dhe tifozëve.

Gjatë sqarimit me një grup mbështetësish, telekamera e kanalit të pavarur “Apunt” iu afrua ish-mesfushorit që fillimisht kërkoi largimin dhe më pas e kërcënoi.