VIDEO/ Çfarë gabimi nga Kumbulla! I dhuron kundërshtarit topin e golit. Cremonese thyen Romën

Marash Kumbulla bën një gabim që mund t'i kushtojë sezonin e ndoshta edhe të ardhmen te skuadra e Romës.

Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Cremoneses, mbrojtësi shqiptar u tregua i pavëmendshëm pas një pasimi të Ibanez duke i dhuruar topin Dessers i cili u drejtua në zonën e Romës ku Rui Patricio shkaktoi penallti.

Shikojeni momentin;

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të miqve nga veriu i Italisë të cilët gjejnë në gjysmëfinale skuadrën e Fiorentinës që kaloi 2-1 Torinon.