Nedim Bajrami zyrtarizon veten te Sassuolo: Jam i lumtur!

Nedim Bajrami bën një hap më të madh në karrierën e tij krahasuar me ndalesën e suksesshme te Empoli.

Mesfushori kuqezi zhvendoset te skuadra e Sassuolos, një prej klubeve më të suksesshme të profilit të ulët dhe që në të shkuarën ka treguar se di t’i vlerësojë talentet e lojtari kuqezi është një i tillë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori 23-vjeçar që shprehet i lumtur për arritjen e marrëveshjes.

“Po, sigurisht, fola me trajnerin Dionisi mbrëmë, jam shumë i lumtur që e gjeta sërish. Kam folur me Pinamontin, me të cilin kam luajtur vitin e kaluar”.

Nga largimi i Bajramit, Empoli do të arkëtojë 7 milionë euro. Bajrami e nisi aventurën italiane në vitin 2019 pasi u transferua në Toskanë nga skuadra e Grasshopers.