VIDEO/ Barcelona konfirmohet perfekte, rritet në +8 ndaj Realit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2023, 22:52
Xavi ka Barcelonën e tij dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Skuadra katalanase rregjistron fitoren e 10 rresht mes Kupës, Superkupës dhe kampionatit.
Fitore e ngushtë 2-1 ndaj Real Betis në Andaluzi që mjafton për 3 pikët e shkëputjes së madhe ndaj Real Madrid, aktualisht në Marok për Botërorin e Klubeve.
Golat u shënuan nga Raphinha dhe i përhershmi Robert Lewandowski që konfirmohet përherë e më shumë lider te kjo skuadër.
Barca shkon në kuotën 50 pikë dhe tashmë mund të rrugëtojë e qetë drejt titullit që në Katalonjë mungon prej 2 vitesh.
