Tifozi shpëton mrekullisht në stadiumin e Boca Juniors. Shikojeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2023, 14:46
“Bonbonera” është një nga stadiumet më spektakolarë të planetit por kaq unikal atë e bëjnë tifozët e skuadrës më të titulluar të Argjentinës. Në çdo ndeshje, shkallët janë plot ndërsa mbështetja për skuadrën kalon çdo pritshmëri.
Gjithsesi, atmosfera e zjarrtë dhe çmenduritë e tifozëve ndonjëherë janë edhe të rrezikshme. Në videon më poshtë mund të shikoni se si një tifoz ka rrezikuar të mbytet pasi kërkoi të kalonte nga kati i sipërm në atë të poshtëm.
